Zyrtare: Albian Hajdari vazhdon me Hoffenheimin - Gazeta Express
string(46) "zyrtare-albian-hajdari-vazhdon-me-hoffenheimin"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2026 12:58

Zyrtare: Albian Hajdari vazhdon me Hoffenheimin

Futboll

Gazeta Express

24/04/2026 12:58

Albian Hajdari ka siguruar të ardhmen e tij në Gjermani, duke rinovuar kontratën me TSG Hoffenheim deri në vitin 2031.

Sipas raportimeve të Sky Sport Germany, mbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje të plotë me klubin e Bundesligës, duke vazhduar bashkëpunimin për një periudhë afatgjatë.

Hajdari tashmë ka nënshkruar kontratën e re, ndërsa paraqitjet e tij të mira janë shpërblyer edhe me kushte më të favorshme financiare.

Një element i rëndësishëm në marrëveshje është mungesa e klauzolës së largimit, çka tregon besimin e madh të klubit ndaj mbrojtësit dhe rolin që ai pritet të ketë në të ardhmen e skuadrës.

Ky rinovim konfirmon rritjen dhe stabilitetin e Hajdarit në futbollin gjerman, duke e bërë atë një nga emrat premtues për të ardhmen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement