Zyra e Prokurorit të Specializuar refuzon t’i komentojë hetimet për rrjedhjen e dosjeve nga Specialja - Gazeta Express
string(100) "zyra-e-prokurorit-te-specializuar-refuzon-ti-komentoje-hetimet-per-rrjedhjen-e-dosjeve-nga-specialja"

Zyra e Prokurorit të Specializuar refuzon t’i komentojë hetimet për rrjedhjen e dosjeve nga Specialja

Gazeta Express

30/09/2020 21:13

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë që nuk bëhen publike detajet e hetimeve të saj.

Rreth 4 mijë dosje mbërritën në selinë e OVL më 7 shtator.

Lexo Edhe:

Por, kjo nuk do të ishte hera e fundit  që dosje të tilla do të mbërrinin në këtë organizatë.

Nëntë ditë më vonë, dosje të njëjta por nga një person i ndryshëm u sollën sërish në zyrën e OVL-UÇK-së.

E për herë të fundit ia bënë, më 22 shtator, duke paralajmëruar që tani më këto dosje do të jenë të fundit.

Përkundër interesimit të mediave për të ditur origjinalitetin e këtyre dosjeve, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk patën dhënë asnjë njoftim.

Por, të premten e kaluar, erdhi edhe reagimi nga ZPS.

Dy krerët e OVL-së, u arrestuan, për t’u transferuar më pas për në Hagë.

Në lidhje me këtë çështje, televizioni ka kërkuar përgjigje se a ka filluar hetimi brenda këtij organi, se si rrodhën dosjet, por nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk tregojnë detaje.

Ndërkohë, juristët në Kosovë, thonë që deri më tash do të duhej të fillonin hetimet brenda ZPS, gjë që do të mund të zbulonin fajtorët kryesor.

Një nga kushtet e Gjykatës Speciale, është që nuk mund të punësohën shtetas të Kosovës, e kjo është një gjë e mirë sipas Hodajt, pasi që përgjegjësit në këtë rast nuk mund të kërkohen në Kosovë.

Si pasoj e këtyre dosjeve, të martën u intervistua Nasim Haradinaj, ndërsa të enjten përball Gjyqtarit të procedurës paraprake do të dal edhe kryetari i OVL-së, Hysni Gucati.