Alexander Zverev arriti ta mposht tenistin numër një në botë, Novak Djokovicin, i cili dështoi të barazonte rekordin me Roger Federerin.
Tenisti serb arriti deri në gjysmëfinale pa e humbur asnjë set, teksa synonte edhe më shumë lavdi për ta mbyllur këtë vit të mbarë për të, shkruan Gazeta Express.
Por, tenisti i tretë në botë, Zverev ia shuajti shpresat duke e mposhtur me rezultat 2:1 në sete (7-6, 4-6, 6-3).
Sot, kampioni i vitit 2018 do të përballet me fituesin e vitit të kaluar, Medvedev.
Medvedev e mposhti Zverevin në fazën e grupeve dhe do të jetë favorit, pasi ka fituar pesë përballjet e fundit mes tyre.
Djokovic synonte të barazonte rekordin me Roger Federerin për të arritur gjashtë titj ATP Finals. /Gazeta Express/