Zouma u lëndua dhe kishte dhimbje, tifozët e Cityt e tallin atë: “Ja, kështu është ndier macja e jote” - Gazeta Express
string(97) "zouma-u-lendua-dhe-kishte-dhimbje-tifozet-e-cityt-e-tallin-ate-ja-keshtu-eshte-ndier-macja-e-jote"

Futboll

Gazeta Express

09/08/2022 9:04

Zouma u lëndua dhe kishte dhimbje, tifozët e Cityt e tallin atë: “Ja, kështu është ndier macja e jote”

Futboll

Gazeta Express

09/08/2022 9:04

Kurt Zouma ishte protagonist i një skandali të shkaktuar muaj më parë.

Qendërmbrojtësi i West Ham Unitedit ishte filmuar nga vëllai i tij teksa e shqelmonte macen e tij dhe e gjuante atë, duke e fyer po ashtu.

Lexo Edhe:

Futbollisti francez kishte përfunduar në gjykatë për këtë veprim jonjerëzor, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, 27 vjeçari ishte “viktimë” e thirrjeve të Manchester Cityt, të cilët nuk e kanë harruar ende veprimin e shëmtuar të ish-futbollistit të Chelseat.

Për një moment, futbollisti i lindur në Lyon e pësoi një lëndim në ndeshje me “Citizens” fundjavën që shkoi dhe po ndiente dhimbje.

Më pas, tifozët “Citizens” e tallën atë duke kënduar: “Ja, kështu është ndier macja e jote”.

Organizatat për të drejtat e kafshëve e kanë akuzuar rëndë përfaqësuesin francez, ndaj të cilit kanë kërkuar që të ndërmerren masa sa më rigoroze, në mënyrë që as ai, e as të tjerët, të mos e bëjnë një veprim të tillë çnjerëzor, duke e sulmuar fizikisht një kafshë. /Gazeta Express/