Zogaj: Serbia ndërhyn në zgjedhje në Kosovë për t'i faktorizuar serbët, Kosova ndërhyn në RMV për t'i defaktorizuar shqiptarët - Gazeta Express
string(122) "zogaj-serbia-nderhyn-ne-zgjedhje-ne-kosove-per-ti-faktorizuar-serbet-kosova-nderhyn-ne-rmv-per-ti-defaktorizuar-shqiptaret"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 10:03

Zogaj: Serbia ndërhyn në zgjedhje në Kosovë për t’i faktorizuar serbët, Kosova ndërhyn në RMV për t’i defaktorizuar shqiptarët

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 10:03

Analisti Petrit Zogaj thotë se ka vetëm një dallim ndërmjet ndërhyrjes që e bën Serbia në zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrja që e bën Kosova në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Ai shkroi në Facebook se ndërsa Serbia përpiqet për faktorizimin e serbëve lokalë karshi shtetit të Kosovës, Kosova po e bën të kundërtën, duke i defaktorizuar shqiptarët përballë shumicës maqedonase.

Lexo Edhe:

“Ekziston vetem nje dallim ne mes nderhyrjes se Serbise ne zgjedhjet ne Koosve dhe nderhyrja e Kosoves ne Maqedonine e Veriut. Perderisa Serbia fokusohet ne faktorizimin e serbeve lokal karshi shtetit te Kosoves, nderhyrja e Kosoves me Maqedonine e Veriut eshte defaktorizimi i shqiptareve atje perballe shtetit te shumices maqedone. Ne sinkron, gjjthcka tjeter”, shkroi Zogaj.

Dje u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe dy kandidatët maqedonas kaluan në rundin tjetër në garën për ulësen e shefit të shtetit.

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, partia më e madhe e shqiptarëve atje, ka marrë 120.903 vota (13.36%). Ndërsa kundërkandidati i tij, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, i mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që qeveris në Kosovë, ka marrë 83.356 vota (9.21%).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mohuar se po përzihet në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, por më pas është futur me partinë e tij në mbështetje të koalicionit të partive opozitare shqiptare atje.

Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, LVV do t’i ketë tre kandidatë për deputetë në RMV, përfshirë Bekim Qokun, këshilltarin e Kurtit. Atë ditë, zhvillohet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.