Një nga serrat e Hortikulturës është kapluar nga zjarri rreth orës 16:00, në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë
Zjarrfikësit kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që është jo shumë larg një trafoje gjigante të energjisë elektrike.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë lokalizimi i zjarrit dhe më pas fikja e tij.
Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, ndërsa policia thotë se po punon për të sqaruar gjithë rastin e ndodhur.