Zjarri i madh në Ferizaj, nuk ka të lënduar - policia jep detaje të tjera - Gazeta Express
string(70) "zjarri-i-madh-ne-ferizaj-nuk-ka-te-lenduar-policia-jep-detaje-te-tjera"

Zjarri i madh në Ferizaj, nuk ka të lënduar – policia jep detaje të tjera

Lajme

Gazeta Express

15/02/2022 1:03

Pak minuta pas mesnate, një zjarr i madh e ka kapluar supermaketin “Viva Fresh Store” në qytetin e Ferizajt, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili njoftoi se ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare – “Viva Fresh Store” afër policisë është kapluar nga një zjarr. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli për Express.