Zjarre edhe në Kosovë, një pjesë e Malit të Rugovës në flakë qe dy ditë - Gazeta Express
string(70) "zjarre-edhe-ne-kosove-nje-pjese-e-malit-te-rugoves-ne-flake-qe-dy-dite"

Zjarre edhe në Kosovë, një pjesë e Malit të Rugovës në flakë qe dy ditë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2021 12:06

Pas Turqisë e Shqipërisë, zjarret kanë përfshirë edhe Kosovën. Një pjesë e malit të Rugovës, është përfshirë nga flakët që nga mbrëmja e së enjtes, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar inspektori i parandalimit Nijazi Gashi.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se zjarri ka qenë i përhapur në shtatë vatra, por se tashmë thuajse është lokalizuar dhe s’ka rrezik.

“Po, zjarri ka përfshi një pjesë të Malit të Rugovës, saktësisht te fshati Shtupeq i Madh. Zjarri ka qenë i përhapur në shtatë vatra, por thuajse është lokalizuar tashmë. Zjarri ka filluar para dy ditësh, por falë intervenimit tashmë është larguar rreziku”, ka thënë Gashi.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi i ka thënë Gazetës Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, FSK’ja, zjarrfikësit, si dhe KFOR-i.

“Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin, ndërsa edhe KFOR’i ka ardhur në ndihmë me helikopterë. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka thënë Gashi.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që dalin në bjeshktë e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse thotë se zjarret mund të ndizen shumë lehtë shkaku edhe i temperaturave të larta.

“Unë iu kisha bë apel qytetarëve që dalin në bjeshktë e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse edhe temperaturat janë të lartë dhe lehtë mund të ndizen zjarre”, ka thënë Gashi./Gazeta Express