Zikaltërit kryesojnë Serie A pas fitores në transfertë ndaj Parmës - Gazeta Express
string(66) "zikalterit-kryesojne-serie-a-pas-fitores-ne-transferte-ndaj-parmes"

Sport

Gazeta Express

07/01/2026 22:46

Zikaltërit kryesojnë Serie A pas fitores në transfertë ndaj Parmës

Sport

Gazeta Express

07/01/2026 22:46

Interi ka regjistruar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A, duke mposhtur Parmën me rezultat 2-0 në stadiumin “Ennio Tardini”.

Zikaltërit kaluan në epërsi në minutën e 42-të me golin e Federico Dimarcos, ndërsa fitorja u vulos në minutën e 90+8 nga sulmuesi Marcus Thuram, i cili shënoi për rezultatin final të ndeshjes.

Me këtë triumf, Interi është në vendin e parë të tabelës me 42 pikë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në garën për titull.

Në anën tjetër, Parma mbetet në pozitën e 15-të me 18 pikë, duke vazhduar luftën për mbijetesë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement