Besim Hoxha i PDK'së qëndron në Burojën e Hashim Thaçit: Emocion i veçantë, historia ndihet në çdo hap - Gazeta Express
string(99) "besim-hoxha-i-pdkse-qendron-ne-burojen-e-hashim-thacit-emocion-i-vecante-historia-ndihet-ne-cdo-hap"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 15:51

Besim Hoxha i PDK’së qëndron në Burojën e Hashim Thaçit: Emocion i veçantë, historia ndihet në çdo hap

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 15:51

Kandidati i PDK’së për deputet, Besim Hoxha, ka qëndruar të premten për vizitë në vendlindjen e Hashim Thaçit në Burojë.

Hoxha ka shkruar se qëndrimi në Burojë të mbush me emocione të veçanta, duke thënë se shpreson që Thaçi të lirohet sa më shpejt dhe të kthehet në Kosovë.

Postimi i plotë:

 Sot, në Burojë të Skënderajt, në vendlindjen e Hashim Thaçit, u pritëm me zemër të hapur dhe me një respekt që të prek thellë.

Të jesh në këtë vend të mbush me emocione të veçanta — këtu historia e Kosovës ndihet në çdo hap, dhe kujtimi për rrugën e lirisë jeton ende fuqishëm te njerëzit.

Për shumëkënd, Hashim Thaçi mbetet një emër i lidhur me momentet më vendimtare të shtetformimit dhe me sakrificën për lirinë e Kosovës.

Shpresojmë që shumë shpejt të kthehet në tokën e tij, pranë njerëzve të vet.Faleminderit nga zemra për mikpritjen, respektin dhe besimin.

Me nder, përgjegjësi dhe përkushtim — vazhdojmë përpara për Kosovën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement