Arne Slot pritet të ndahet me Liverpoolin - Gazeta Express
string(41) "arne-slot-pritet-te-ndahet-me-liverpoolin"

Futboll

Gazeta Express

30/05/2026 13:28

Arne Slot pritet të ndahet me Liverpoolin

Futboll

Gazeta Express

30/05/2026 13:28

Një lajm bombastik ka tronditur tifozët e Liverpool FC, pasi gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar ekskluzivisht se Arne Slot dhe klubi anglez kanë vendosur të ndajnë rrugët me efekt të menjëhershëm.

Sipas Romanos, vendimi është marrë pas analizës së fundsezonit, duke i dhënë fund aventurës së trajnerit holandez në “Anfield”.

“Gjithçka ka përfunduar mes trajnerit holandez dhe Liverpoolit pas rishikimit të sezonit”, raportoi Romano, duke shtuar se ndarja është tashmë e vendosur.

Largimi i Slotit vjen pas një sezoni me shumë ulje-ngritje për “The Reds”, ndërsa drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të nisin një projekt të ri për sezonin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, emri që po përmendet si favoriti kryesor për stolin e Liverpoolit është Andoni Iraola. Trajneri spanjoll ka fituar vlerësime të mëdha për punën e tij në Angli dhe konsiderohet si zgjedhja ideale për të marrë drejtimin e skuadrës.

Iraola prej kohësh është lidhur me Liverpoolin, ndërsa raportet në Angli kanë bërë të ditur se ai gëzon mbështetjen e drejtuesve të klubit dhe shihet si një trajner me filozofi moderne dhe futboll ofensiv.

Tashmë mbetet të shihet se kur Liverpool do ta zyrtarizojë largimin e Slotit dhe nëse Iraola do të jetë njeriu që do të nisë një epokë të re në “Anfield”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement