Zidane për ankesat e Jamesit: S’jam i inatosur, ai po e thotë të vërtetën - Gazeta Express
string(70) "zidane-per-ankesat-e-jamesit-sjam-i-inatosur-ai-po-e-thote-te-verteten"

Zidane për ankesat e Jamesit: S’jam i inatosur, ai po e thotë të vërtetën

Gazeta Express

02/07/2020 8:57

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se James Rodriguez ka të drejtë të ankohet se nuk po luan sepse, sic thotë, po e bën nga dëshira e madhe për të luajtur dhe se kjo nuk e zemëron atë.

James është ankuar se Zidane nuk po i jep shumë mundësi për të luajtur për Real Madridin këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zidane nuk shpëtoi pa u pyetur për këtë gjatë një konference për media të mërkurën mbrëma, nëse kritikat e kolumbianit i pengonin.

“Ai po e thotë të vërtetën, sepse ai thjesht dëshiron të luajë dhe kjo është normale”, tha Zidane.

“E kuptoj. Ai është këtu, po stërvit dhe do të vazhdkojmë kështu deri në përfundim të sezonit”, shtoi ai.

/Gazeta Express/