Zidane: Hazard është gati të luajë çdo ndeshje - Gazeta Express
string(45) "zidane-hazard-eshte-gati-te-luaje-cdo-ndeshje"

Gazeta Express

21/02/2020 16:28

Zidane: Hazard është gati të luajë çdo ndeshje

Gazeta Express

21/02/2020 16:28

Lëndimi i takon të kaluarës.

Zinedine Zidane thotë se Eden Hazard është i gatshëm për të luajtur çdo ndeshje nga tani deri në fund të sezonit dhe të ndihmojë Real Madridin t’i arrijë objektivat.

Lexo Edhe:

Ai do të jetë titullar nesër kundër Levantes, gjithashtu edhe të mërkurën në Champions League kundër Manchester City.

“Ai është stërvitur vazhdimisht për 2 apo tri javë, duke bërë shumë: fizikisht, elemente teknike… ai është gati për pjesën e mbetur të sezonit, dëshiron të jetë me ne dhe të luajë çdo ndeshje. Ai është mirë i përgatitur”, u shpreh Zizu.

Sido që të jetë, Hazardit nuk i ka ecur ashtu si ka pritur sezonin e parë me fanellën e Los Blancos, të paktën deri më tani. Ai ka bërë vetëm 14 paraqitje, derisa ka shënuar vetëm 1 gola /Gazeta Express/