Zhduket një vajzë e mitur nga Vitia - Gazeta Express
string(35) "zhduket-nje-vajze-e-mitur-nga-vitia"

Zhduket një vajzë e mitur nga Vitia

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 10:25

Një vajzë e mitur nga fshati Drobesh i Vitisë është zhdukur. Rastin në polici e ka hapur vëllai i saj.

Ai ka deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Lexo Edhe:

Policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Drobesh, Viti 30.11.2020 – 19:55. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Express/