Zgjerimi i rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh - Gazeta Express
string(100) "zgjerimi-i-rruges-nga-ura-e-veternikut-deri-ne-hyrje-te-gracanices-nenshkruhet-tenderi-1-7-milionesh"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:41

Zgjerimi i rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:41

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Komunës së Graçanicës, segmenti nyja te Gorenja deri në Hajvali, raporton Express.

Zgjerimi i kësaj rruge pritet të kushtojë 1 milion e 737 mijë e 811 euro. Kontratën e ka fituar “K.N.P.SH. PAPENBURG&ADRIANI COMPANY SH.P.K”.

Lexo Edhe:

Sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 135 ditë.

Kontrata për këtë tender është nënshkruar me 26 maj.

“Të gjitha pozicionet të realizohen duke respektuar përshkrimin teknik në projekt dhe kushtet e kontratës. Pozicionet në paramasë përfshijnë, furnizimin me material, transportin, shkarkimin e materialeve , fuqinë punëtore testimet e nevojshme , mekanizimin  dhe punimimin  e pozicionit me të gjiha aktivitet dhe materialet”, thuhet në dosje.