Zgjedhjet e së dielës në Bullgari, Nurellai: Pushteti i Borisov po lëkundet, rasti i Hungarisë tregon se edhe sistemet e konsoliduara bien - Gazeta Express
string(135) "zgjedhjet-e-se-dieles-ne-bullgari-nurellai-pushteti-i-borisov-po-lekundet-rasti-i-hungarise-tregon-se-edhe-sistemet-e-konsoliduara-bien"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 10:50

Zgjedhjet e së dielës në Bullgari, Nurellai: Pushteti i Borisov po lëkundet, rasti i Hungarisë tregon se edhe sistemet e konsoliduara bien

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 10:50

Adri Nurellari, duke komentuar zgjedhjet në Bullgari që do mbahen të dielën e kësaj jave, ka thënë se pushteti i kryeministrit  Boyko Borisov, po lëkundet për herë të parë që nga viti 2009.

Nurellari, ka thënë edhe se, faktor për këtë, është nisma Progresivna Bulgaria, e themeluar nga Rumen Radev, i cili ka ndërtuar një profil kundër korrupsionit dhe, anti -statu quo.

‘’ Nëse opozita arrin një minimum koordinimi pas zgjedhjeve të 19 prillit, rotacioni kalon nga skenar hipotetik në rezultat shumë të mundshëm. Rasti inkurajues i Hungarisë gjatë fundjavës së kaluar tregon se edhe sistemet e konsoliduara të pushtetit mund të bien’’, ka shkruar ai.

Postimi:

Zgjedhjet po afrohen në Bullgari dhe, për herë të parë që nga viti 2009, dominimi i Boyko Borisov duket realisht i lëkundur. Partia e tij, GERB, ka qenë shtylla e pushtetit për mbi 15 vite, duke rikthyer vazhdimisht kontrollin falë rrjetit të patronazhit, avantazheve institucionale dhe një opozite të fragmentuar.

Faktori i ri është nisma Progresivna Bulgaria, e themeluar nga Rumen Radev, ish president dhe ish shef i Forcave Ajrore, i cili ka ndërtuar një profil të fortë anti-status quo dhe anti-korrupsion, duke ndikuar në rikonfigurimin e kampit opozitar. Nëse opozita arrin një minimum koordinimi pas zgjedhjeve të 19 prillit, rotacioni kalon nga skenar hipotetik në rezultat shumë të mundshëm. Rasti inkurajues i Hungarisë gjatë fundjavës së kaluar tregon se edhe sistemet e konsoliduara të pushtetit mund të bien.

Advertisement
Advertisement
Advertisement