Një anije e NATO-s me flamur italian ka qëndruar për tre ditë në portin e Vlorës, në kuadër të një misioni inspektimi të gazsjellësit TAP, i cili vijon drejt Italisë.
Burime bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në ujërat shqiptare janë kryer verifikime dhe monitorime teknike përgjatë segmentit detar të gazsjellësit, që konsiderohet një nga infrastrukturat strategjike të furnizimit me energji në rajon.
Sipas të njëjtave burime, misioni është përmbyllur ditën e sotme dhe anija pritet të largohet nga porti i Vlorës në orët në vijim.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi rezultatet e inspektimit. /Euronews