Komediani që pritet të moderojë sivjet "Oscars - Gazeta Express
string(68) "zbulohet-se-kush-eshte-komediani-qe-pritet-te-moderoje-sivjet-oscars"

Rozë

Gazeta Express

13/01/2022 11:04

Komediani që pritet të moderojë sivjet “Oscars

Rozë

Gazeta Express

13/01/2022 11:04

Kim Kardashian mesa duket nuk është e vetmja që i ka sytë te i dashuri i saj Pete Davidson.

Burimet thojnë se komediani i “Saturday Night Live”, është pikatur në bisedime për të moderuar  ceremoninë e çmimeve “Oscars” e këtij viti.

Lexo Edhe:

“Njerëzit e tij po flasin me producentët”, thotë një burim ekskluzivisht për “Page Six”.

Shfaqja e mirënjohur e shpërndarjes së çmimeve është duke synuar për një ndryshim inovativ në organizimin e tij, si dhe ka për qëllim të ketë një audiencë më të re në moshë.

Davidson, i cili përflitet herë pas here për takimet dhe daljet e tij me gratë më tërheqëse të Hollywood, ka dëshmuar se është në gjendje të moderojë një audiencë të vërtetë dhe të tërheqë një demografi më të re.

Burimi theksoi se pritja speciale e Davidson në natën e Vitit të Ri me Miley Cyrus për “NBC” solli 6.3 milionë shikues.

“Ai merr një demografi që është e vështirë për t’u marrë,” tha burimi për mendimin lidhur me Davidson. “Ai është në një hapësirë të mirë, karriera e tij po shkon mirë dhe është gjithmonë në rritje. Ai është një simbol seksi dhe është i rëndësishëm për një brez të caktuar njerëzish.”

Rikujtojmë se dhe emra të tjerë janë përfolur për moderimin e ceremonisë, përfshirë Tom Holland, Thw Rock, etj.