Arsenali raportohet se ka dërguar një ofertë drejt Lazios për Sergej Milinkovic-Savicin.
Mikel Arteta po synon që të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, teksa mesfushori serb besohet se është në listën e dëshirave të spanjollit.
Sipas “Il Messaggero”, klubi nga Londra ka dorëzuar një ofertë prej rreth 55 milionë eurosh, transmeton Gazeta Express.
Kurse, Lazio thuhet se po kërkon së paku 70 milionë euro për shitjen e Savicit.
27-vjeçari me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...