Zbulohet çfarë i tha Conte Lautaros në momentin e përleshjes mes tyre - Gazeta Express
string(71) "zbulohet-cfare-i-tha-conte-lautaros-ne-momentin-e-perleshjes-se-tyre-02"

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 18:17

Zbulohet çfarë i tha Conte Lautaros në momentin e përleshjes mes tyre

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 18:17

Lautaro Martinez dhe Antonio Conte kanë pasur një debat verbal me njëri-tjetrin në fitoren 3-1 të Interit ndaj Romës.

Për Interin ishte thjesht ndeshje për statistika, pasi javën e kaluar u shpall kampion i Italisë pas 11 vitesh.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, qoftë edhe miqësore, apo stërvitje, futbollistët duan të luajnë, dhe të mos largohen asnjëherë nga fusha, ashtu si Lautaro Martinez.

Argjentinasi zëvendësoi Alexis Sanches në minutën e 36-të pas dëmtimit të kilianit.

Paraqitja e tij nuk i pëlqeu trajnerit Conte dhe ai vendosi ta nxjerrë nga fusha në minutën e 77-të.

Ky veprim i trajnerit e acaroi shumë Lautaron, i cili shqelmoi gjithçka që i doli para.

Këtë skenë e pa Conte, i cili iu kthye sulmuesit duke i folur me zë të lartë.

Tani, sipas mediave italiane, Conte mënohet t’i ketë thënë sulmuesit: “Duhet të godasësh veten në fytyre. Fenomen m*ti”.

Lautaro ka qenë njëri prej futbollistëve më meritor që Interi ishte i pakapshëm këtë sezon.

Ai ka shënuar 16 gola në 38 paraqitje në Serie A. /Gazeta Express/