Zaev: Jemi një rajon i vogël dhe na duhet të bashkëpunojmë me të gjithë - Gazeta Express
string(70) "zaev-jemi-nje-rajon-i-vogel-dhe-na-duhet-te-bashkepunojme-me-te-gjithe"

Zaev: Jemi një rajon i vogël dhe na duhet të bashkëpunojmë me të gjithë

Gazeta Express

09/12/2019 22:56

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë ekskluzive për programin më të ri në Euronews Albania. foli për arritjet dhe sfidat që e presin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian.

I pyetur lidhur me qëndrimin e tij sa i përket idesë së Minishengenit dhe kritikave që kanë ardhur nga Kosova se ideja e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë po ringjallin ish- Jugosllavinë, Zaev u shpreh se Minishengeni nuk është gjë tjetër veçse një bashkëpunim rajonal më intensiv dhe s’ka asnjë paralele me BE. Sipas Zaev, Evropa do t’i vlerësojmë më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor nëse janë të bashkuara.

Lexo Edhe:

Duke kujtuar rrugëtimin e vendit të tij deri ditën kur ministrat e Jashtëm të BE vendosën t’i thoshin jo Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut për hapjen e negociatave, Zaev risolli në vëmendje faktin se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet, përfshirë edhe ndryshimin e emrit.

“Jo! Kjo në fakt ishte një nga kushtet, ne i shkruam Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi. Jam shumë i lumtur që në takimin e dytë këtu në Ohër, Maqedoni, ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës dhe ministri i Ekonomisë, megjithëse Kosova dhe Mali i Zi nuk ishin të pranishëm. E di që në takimin tonë të radhës në Durrës kemi më shumë nevojë që të jemi të gjithë bashkë, të gjithë liderët e gjashtëve vendeve të Ballkanit, jo vetëm për të diskutuar mbi bashkëpunimet e ardhshme, por edhe për të shprehur solidaritetin tonë në lidhje me situatën në Shqipëri. Një gjë shumë e rëndësishme, “minishengen” ose “minijugosllavi”, s’e di si e quajnë, nuk është asgjë më shumë se një bashkëpunim rajonal më intensiv. Bashkimi Europian, kalimi i procesit të Berlinit, ideja ekonomike evropiane, të gjitha shtetet do të kalojnë përmes këtyre proceseve, por ne mund të bëjmë shumë më shumë” tha kryeministri Zoran Zaev.