Zaev javën e ardhshme në takim me Stoltenbergun në selinë e NATO-s - Gazeta Express
string(66) "zaev-javen-e-ardhshme-ne-takim-me-stoltenbergun-ne-seline-e-nato-s"

Zaev javën e ardhshme në takim me Stoltenbergun në selinë e NATO-s

Gazeta Express

01/10/2020 17:43

Kryeministri Zoran Zaev më 8 tetor në selinë e NATO-s në Bruksel do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Siç kumtoi pres shërbimi i NATO-s, Zaev do të shoqërohet nga shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Lexo Edhe:

Parashikohet që pas bisedave, Stoltenberg dhe Zaev të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të këtij viti u bë anëtarja e 30-të e plotëfuqishme e Aleancës veriatlantike.