Ylli shkëput kontratën me Flevarakis - Gazeta Express
string(36) "ylli-shkeput-kontraten-me-flevarakis"

Sport

Gazeta Express

22/01/2024 18:51

Ylli shkëput kontratën me Flevarakis

Sport

Gazeta Express

22/01/2024 18:51

Kosta Flevarakis nuk do të jetë më trajner i Golden Eagle Yllit.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar këtë të hënë për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin grek, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas klubit, shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Flevarakis e lë Yllin në pozitën e katërt në tabelë me 28 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove, me bilanc prej dhjetë fitoreve e tetë humbjeve.

Njoftimi nga klubi i Yllit (pa ndërhyrje):

“Me marreveshje te dyanshme kemi nderprere bashkpunimin me trajnerin Flevarakis. Klubi e falenderon per kontributin e tij dhe i uron shume suksese ne te ardhmen

Thank you Coach”. /Gazeta Express/