Ylli shkëlqen në Vlorë - Gazeta Express
string(22) "ylli-shkelqen-ne-vlore"

Ylli shkëlqen në Vlorë

Basketboll

Gazeta Express

27/03/2024 22:03

Golden Eagle Ylli është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Final 8 Liga Unike.

Ish-kampionët e kësaj gare kanë mundur Tiranën me rezultat 56:92 (25:21, 9:31, 8:30, 14:10), në çerekfinalen e zhvilluar në Vlorë.

Lexo Edhe:

Tiranasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 25:21, por therandasit ishin bindshëm më të mirë në periudhat dy e tre, për tu shkëputur bindshëm, dhe në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 56:92.

Gerald Dangelo Davies shënoi 19 pikë për Tiranën, kurse Alonzo Verge Jr kishte 27 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime për Yllin.

Ylli në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Teuta.