Pelegrinët myslimanë nga e gjithë bota u mblodhën në malin Arafat në Arabinë Saudite të martën, dita e dytë zyrtare e pelegrinazhit vjetor islamik, i konsideruar si kulmi i Haxhit.
Pavarësisht vapës përvëluese, pelegrinët u mblodhën në kodrën shkëmbore dhe në fushat përreth për lutje intensive që shpesh shënojnë një kulm shpirtëror, shkruan Alarabiya, transmeton Klankosova.
Zakonisht, ata murmurisin me zjarr lutjet dhe i shpalosin zemrat e tyre në lutje, duke i kërkuar Zotit falje, mëshirë, bekime dhe shëndet të mirë.
Është e zakonshme që shumë pelegrinë atë ditë të ngrenë duart në adhurim, me lot që u rrjedhin në fytyra, në shpatet e kodrës shkëmbore dhe në zonën përreth.
Haxhi, një nga Pesë Shtyllat e Islamit, kërkohet një herë në jetë për çdo mysliman që mund ta përballojë atë dhe është fizikisht në gjendje ta kryejë atë.
Për pelegrinët, Haxhi, i kryer gjatë disa ditëve, mund të jetë një përvojë thellësisht prekëse shpirtërore dhe një shans për të kërkuar faljen e Zotit dhe fshirjen e mëkateve të kaluara.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...