Ylli mposht Rahovecin dhe merr pozitën e parë në tabelë - Gazeta Express
string(55) "ylli-mposht-rahovecin-dhe-merr-poziten-e-pare-ne-tabele"

Ylli mposht Rahovecin dhe merr pozitën e parë në tabelë

Sport

Gazeta Express

12/02/2023 21:11

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 72:66 (16:16, 16:19, 27:11, 13:20), në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë me epërsi prej shtatë pikësh 12:5, por Vreshtarët u rikthyen shpejt për të barazuar rezultatin, ndërsa çereku i parë përfundon 16:16. Në periudhën e dytë, mysafirët kishin epërsi të lehtë, por më pas u rikthyen vendasit, ku pjesa e parë përfundon 32:35.

Lexo Edhe:

Perioda e tretë ishte vendimtare në këtë sfidë. Në këtë pjesë Ylli ishte bindshëm më i mirë, duke e fituar 27:11 dhe për të krijuar epërsi komode deri në përfundim të ndeshjes, ku përkundër përpjekjeve të rahovecasve fitoi 72:66.

Te Ylli edhe kësaj radhe më i miri ishte Gëzim Morina me 19 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Rahoveci u dalluan me nga 13 pikë Gary Blackston dhe Jack Pagenkopf.

Kampionët dalin në vendin e parë me 17 fitore e pesë humbje, ndërsa Vreshtarët mbesin në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje. /Gazeta Express/