Ylli kompleton katërshen gjysmëfinale - Gazeta Express
string(37) "ylli-kompleton-katershen-gjysmefinale"

Ylli kompleton katërshen gjysmëfinale

Basketboll

Gazeta Express

16/02/2023 23:36

Golden Eagle Ylli është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës. Ylli mundi Ponte Prizrenin 93:78 (28:18, 23:18, 22:22, 20:20).

Pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por therandasit me një seri prej 9:0, kalojnë në epërsi 18:10, ndërsa çerekun e parë e fituan 28:18. Kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 16 pikë, 46:30, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 51:36.

Lexo Edhe:

Ylli në periodën e tretë arriti epërsi deri në 19 pikë, ndërsa më pas prizrenasit afruan rezultatin, sidoqoftë, therandasit ruajtën epërsinë e lartë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 73:58.

Ylli ruajti epërsinë deri në fund dhe nuk lejoi fitoren t’i rrezikohej duke fituar 93:78, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Sigal Prishtinën, takim që do të zhvillohet të premten (nesër) nga ora 20:00, ndërsa në takimin tjetër gjysmëfinal do të përballen Trepça dhe Rahoveci nga ora 17:00, po ashtu të premten.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Chris Harris me 17 pikë e 14 kërcime dhe Rashun Davis me 25 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Adam Grant me 23 pikë dhe Wayne Arnold me 26 pikë.