Ylli i serialeve turke zgjedh Vlorën për pushimet e tij? - Gazeta Express
string(55) "ylli-i-serialeve-turke-zgjedh-vloren-per-pushimet-e-tij"

Yjet

Gazeta Express

18/06/2025 20:17

Ylli i serialeve turke zgjedh Vlorën për pushimet e tij?

Yjet

Gazeta Express

18/06/2025 20:17

Aktori, i njohur për rolet e tij në seriale të suksesshme është parë duke pushuar në Vlorë.

Ylli i njohur i serialeve turke, Burak Ozçivit, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë relaksi. Aktori, i njohur për rolet e tij në seriale të suksesshme është parë duke pushuar në Vlorë, një nga perlat e bregdetit shqiptar.

Burak është fotografuar në një nga restorantet e qytetit. Veshur në mënyrë sportive dhe me buzëqeshjen karakteristike, ai ka pozuar me stafin dhe fansat e pranishëm.

Ky është një tjetër tregues se turizmi shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e figurave të njohura ndërkombëtare.