Ylli i Man Utd bëhet hor, s’ia ka idenë se kush është kundërshtari pak orë para ndeshjes - Gazeta Express
string(86) "ylli-i-man-utd-behet-hor-sia-ka-idene-se-kush-eshte-kundershtari-pak-ore-para-ndeshjes"

Ylli i Man Utd bëhet hor, s’ia ka idenë se kush është kundërshtari pak orë para ndeshjes

Gazeta Express

15/12/2019 14:54

Andreas Pereira ka përjetuar ankth në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, pasi kishte harruar se Manchester Unitedi do të luajë kundër Evertonit pasdite.

Mesfushori i Man Unitedi mendoi gabimisht se skuadra e tij do të përballej me Watfordin, edhe pse kjo e fundit humbi dje 2:0 kundër Liverpoolit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pereira shkroi “Forca United!” në përshkrimin e një fotografie me tekstin “Watford vs United” në të, siç mund ta shihni edhe më poshtë:

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e pret Evertonin në Old Trafford, duke e ditur se fitorja do ta afronte vetëm dy pikë larg vendit të katërt, Chelsea.

Unitedi vjen me shumë vetëbesim dhe guxim në këtë takim, duke parë që i fitoi dy ndeshje të forta në dy takimet e fundit, ndaj Tottenhamit të Jose Mourinhos dhe Manchester City. /Gazeta Express/