Ylli i Juventusit stërvitet me fanellën e Real Madridit - Gazeta Express
string(55) "ylli-i-juventusit-stervitet-me-fanellen-e-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

11/11/2025 17:20

Ylli i Juventusit stërvitet me fanellën e Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

11/11/2025 17:20

Një foto e yllit të Juventusit, Daniele Rugani, ka tërhequr vëmendjen të hënën në kryeqytetin spanjoll.

Kjo pasi mbrojtësi italian është parë gjatë një seance stërvitore në palestër, i veshur me ngjyrat e Real Madridit.

Fotoja në fjalë është publikuar më poshtë:

Rugani, nga ana e tij, u aktivizua si titullar për Juventusin edhe këtë fundjavë, në derbin e qytetit kundër Torinos, në “Derby della Mole”.

Megjithatë, pas vetëm 45 minutash në një barazim pa gola, mbrojtësi italian u zëvendësua nga trajneri i ri i bardhezinjve, Luciano Spalletti.

Pas një sezoni huazimi në Holandë me Ajaxin, Rugani është aktivizuar deri më tani në shtatë ndeshje këtë sezon për Juventusin.

Gjithashtu, vlen të theksohet se fakti që 31-vjeçari ka veshur fanellën e Real Madridit nuk duhet parë në asnjë mënyrë si një sinjal për ndonjë transferim të mundshëm drejt “Santiago Bernabéu”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement