Kandidati i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka publikuar një mesazh nga Gjilani, ku ka theksuar simbolikën e bashkimit të tri periudhave kryesore të Anamoravës dhe Kosovës.
“Sot në Gjilan, me tre njerëz që lidhin tri epoka të Anamoravës. Nga lufta për liri e komandantit Ahmet Isufi, te nisja e autostradës me Ramush Haradinajn, e deri te projektet e mëdha që do t’i bëjë realitet Ardian Gjini,” ka shkruar Xhemaili.
Ai thekson se kjo përfaqëson rrugën historike të Kosovës, “nga çlirimi, te shtetndërtimi dhe zhvillimi që Gjilani po e pret.”
Sipas tij, projektet e mbetura në gjysmë do të përfundojnë dhe do të kthehen në realitet.
“Premtimet e mbetura në gjysmë do të bëhen realitet. Kjo është forca e Aleancës,” ka përfunduar ai.