Ylli i ‘Fast & Furious’ dhe historia e dashurisë me partneren e tij - Gazeta Express
string(63) "ylli-i-fast-furious-dhe-historia-e-dashurise-me-partneren-e-tij"

Rozë

Gazeta Express

27/03/2024 10:29

Ylli i ‘Fast & Furious’ dhe historia e dashurisë me partneren e tij

Rozë

Gazeta Express

27/03/2024 10:29

Ylli i filmit të famshëm ‘Fast & Furious’ Vin Diesel, ka shfaqur gjithmonë rëndësinë e tij ndaj familjes, si në filmat e tij ashtu edhe në jetën reale. Aktori është jashtëzakonisht i ruajtur kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e tij romantike, por ajo që dimë, është respekti dhe dashuria që ka ndarë me partneren e tij Paloma Jimenez që nga viti 2007.

Vin Diesel u nda nga Jimenez për 3 vite, por pasi u ndanë aktori nuk i kërkoi asaj të largohej nga apartamenti i tyre, për arsyje se kishte frikë mos partnerja e tij do jetonte në një nivel më të ulët, kështu vet aktori u zhvendos në një apartament afër saj. Diesel nuk tregoi asnjëherë mungesë rreth gjërave elementare ndaj Jimenez dhe vajzës, duke bërë kështu të paguajë gjithmonë gjithçka të saj si dhe refuzoi mediat të publikonin rreth ndarjes së tyre.

Lexo Edhe:

Ndërsa vitet kaluan, momenti kur partnerja e tij pësoi aksident, bëri që gjithçka rreth çiftit të kthehej si më parë. Diesel i qëndroi afër gjatë tërë kohës si dhe madje i dhuroi gjak. Vin dhe Paloma u rikthyen së bashku menjëherë pas shërimit të saj, dhe tani kanë 3 fëmijë.