Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic shënoi fitore sot kundër Vëllaznimit në çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 94:75.
Henrik Sirko me 25 pikë dhe Chris Harris me 24 sosh ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e therandasve.
Te gjakovarët u dallua Emanuel Omobgo me 18 pikë.
Ylli në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. /Gazeta Express/