Ylli e fiton duelin e parë çerekfinal me Bashkimin - Gazeta Express
string(50) "ylli-e-fiton-duelin-e-pare-cerekfinal-me-bashkimin"

Basketboll

Gazeta Express

07/04/2024 19:55

Ylli e fiton duelin e parë çerekfinal me Bashkimin

Basketboll

Gazeta Express

07/04/2024 19:55

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 87:69 (18:18, 23:14, 18:22, 28:15).

Pas një fillimi ku u shënuan pak pikë, skuadrat filluan të jenë efikase në sulm, megjithatë, çereku i parë përfundon 18:18.

Lexo Edhe:

Vendasit ishin më shumë produktivë në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë se mysafirët, derisa shkuan në pushim me rezultat 41:32.

Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe filluan të shkrijnë epërsinë, që shkoi deri në tri pikë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 59:54.

Në dhjetë minutat e fundit, Ylli u tregua më i vëmendshëm, për tu shkëputur dhe për të triumfuar 87:69.

Te vendasit u dalluan Alonzo Verge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime dhe Nate Grimes me 13 pikë e 14 kërcime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë e tri kërcime.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Peja, që ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.