Yjet e NBA luten për Karl-Anthony Towns, pasi i vdiq nëna shkaku i virusit Covid-19 - Gazeta Express
string(82) "yjet-e-nba-luten-per-karl-anthony-towns-pasi-i-vdiq-nena-shkaku-i-virusit-covid-19"

Yjet e NBA luten për Karl-Anthony Towns, pasi i vdiq nëna shkaku i virusit Covid-19

Gazeta Express

14/04/2020 8:33

Yjet e NBA si Stephen Curry e Vince Carter i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjete sociale për t’i shprehur ngushëllime Karl-Anthony Towns, të cilit i vdiq nëna shkaku i koronavirusit.

Jacqueline Towns, nëna e basketbollistit të NBA Karl-Anthony Towns, vdiq të hënën shkaku i komplikimeve shëndetësore që ia shkaktoi koronavirusi, sipas një deklarate të lëshuar nga klubi i basketbollistit, Minnesota Timberwolves, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Towns e kishte bërë publike betejën e nënës së tij me koronavirus përmes një video emocionale të publikuar në fund të marsit. Në atë video, ai kishte bërë të ditur se nëna e tij është duke marrë ndihmë nga ventilatorë për të marrë frymë, pasi ishte vendosur në komë.

Ai kishte thënë se po e ndante këtë video me shpreson se do t’i bindte të gjithë të qëndronin në shtëpi, përderisa e kishte bërë edhe një donacion prej 100 mijë dollarësh. Tani, pas vdekjes së nënës së tij, yjet e NBA i kanë shprehur ngushëllime kolegut të tyre.

“Po lutem për ty dhe për të gjithë familjen tënde. Nuk kam fjalë të tjera burrë, më vjen keq”, shkroi Stephen Curry.

“Po lutem për Karl dhe familjen e tij tani”, shkroi Harrison Barnes.

“Lutje për KAT dhe familjen e tij”, shkroi Eric Paschall.

“Shumë lutje shkojnë për ty dhe për familjen tënde Karl”, shkroi Vince Carter.

“Ngushëllime për familjen Towns dhe për Karlin! Ju lutem lutuni për familjen e tij dhe merreni Covid-19 seriozisht”, shkroi Javale McGee.

“Po lutem për Karl dhe  familjen e tij”, shkroi Rudy Gay.

“Dreqin, lutjet e mita shkojnë për KAT…”, shkroi Juan Toscano. /Gazeta Express/