Yjet e NBA kundër rinisjes së sezonit: S’duam ta largojmë vëmendjen nga lufta kundër racizmit - Gazeta Express
string(91) "yjet-e-nba-kunder-rinisjes-se-sezonit-sduam-ta-largojme-vemendjen-nga-lufta-kunder-racizmit"

Yjet e NBA kundër rinisjes së sezonit: S’duam ta largojmë vëmendjen nga lufta kundër racizmit

Gazeta Express

16/06/2020 11:30

Sezoni 2019/20 i NBA është planifikuar të rinisë në korrik, pasi u ndërpre në mars shkaku i koronavirusit. Megjithatë, protestat kundër racizmit dhe brutalitetit policor kanë hedhur dyshim mbi planin për rinisje.

Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, dhe bashkëlojtarët në Los Angeles Lakers, Avery Bradley dhe Dwight Howard, janë në mesin e lojtarëve që e kanë shprehur shqetësimin se rinisja e ndeshjeve do ta largojë vëmendjen nga kërkesat për reforma në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër racizmit pas vdekjes së George Floyd më 25 maj, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

22 klube të NBA pritet t’i rinisin ndeshjet më 30 korrik afër Orlandos në Florida, por dhjetëra lojtarë u bashkuan në një video-konferencë të hënën për t’i shprehur shqetësimet lidhur me rinisjes së sezonit.

Ky grup i lojtarëve, i përbërë prej gati 100 basketbollistëve, është i shqetësuar se rinisja e sezonit mund t’ua rrezikojë edhe shëndetin, pasi që virusi Covid-19 mund të përhapet shpejt te të gjithë pasi që klubet do të qëndrojnë në të njëjtin kamp.

“Ne po përballemi me problemet që kanë më së shumti rëndësi. Ne nuk do t’i pranojmë padrejtësitë racore që vazhdojnë të injorohen në komunitetin tonë. Ne nuk do të lihemi nën hije kur vjen fjala për shëndetin dhe mirëqenien tonë”, thuhet në deklaratën e dërguar në ESPN nga ky grup i lojtarëve.

“Kjo nuk ka të bëjë me lojtarë individualë, atletë apo performues. Kjo ka të bëjë me një grup të burrave dhe grave të fuqishme që po bashkohen për të kërkuar ndryshim. Të gjithë i kemi fushat tona, mirëpo ne s’do të heshtim e të luajmë për ta larguar vëmendjen nga kuptimi i këtij sistemi: Përdor dhe Abuzo”. /Gazeta Express/