Lamine Yamal u lëndua pikërisht në momentin më të mirë: duke e realizuar golin nga pika e bardhë.
Talenti i Barcelonës shënoi kundër Celta Vigos, por menjëherë pas goditjes ndjeu një problem në kofshën e majtë dhe kërkoi zëvendësim.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një dëmtim muskulor, i pësuar gjatë ekzekutimit të penalltisë, përcjell “Gazeta Express”.
Lojtari u shtri në tokë menjëherë pas golit, duke e prekur pjesën e pasme të kofshës, me stafin mjekësor që ndërhyri menjëherë.
Situata duket serioze: flitet për një ndalesë prej të paktën një muaji, madje ekziston frika për një dëmtim më të rëndë që mund ta mbajë jashtë edhe më gjatë.
Një goditje e rëndë për Barcelonën, por edhe për Spanjën, pasi pjesëmarrja e Yamalit në Botërorin e ardhshëm tashmë është në dyshim të madh. /Gazeta Express