Yamal thotë se Messi është “më i miri në histori”, por se idhull i tij është dikush tjetër - Gazeta Express
string(87) "yamal-thote-se-messi-eshte-me-i-miri-ne-histori-por-se-idhull-i-tij-eshte-dikush-tjeter"

Sport

Gazeta Express

21/06/2026 8:23

Yamal thotë se Messi është “më i miri në histori”, por se idhull i tij është dikush tjetër

Sport

Gazeta Express

21/06/2026 8:23

Ylli i ri i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, e ka bërë një deklaratë të fortë për Lionel Messin, duke e cilësuar argjentinasin si futbollistin më të madh të të gjitha kohërave.

Në një intervistë të fundit, 18-vjeçari theksoi se nuk ka asnjë dyshim sa i përket statusit të Messit në historinë e futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

“Për mua, Messi është lojtari më i mirë në histori. Nuk ka asnjë debat për këtë”, deklaroi Yamal.

Megjithatë, talenti spanjoll zbuloi se idhulli i tij i fëmijërisë nuk ishte Messi, por Neymar.

Sipas tij, braziliani kishte diçka të veçantë që e magjepsi që në moshë të vogël.

“Është e vërtetë që Messi ishte aty dhe ishte i jashtëzakonshëm, por Neymar ishte diçka krejt ndryshe. Ai ka qenë gjithmonë idhulli im. Është një yll dhe një legjendë e futbollit”, u shpreh tutje sulmuesi i Barcelonës.

Pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme me Messin, Yamal ka bërë të qartë se dëshiron ta ndërtojë rrugën e tij në futboll.

“Messi është unik. Unë nuk dua të jem Messi, dua tëa ndjek rrugën time dhe ta shkruaj historinë time”, ka thënë më herët ai.

Deklaratat e Yamal vijnë në një periudhë kur ai po konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror dhe si një nga kandidatët për ta dominuar skenën ndërkombëtare në vitet e ardhshme.

Vetë Messi së fundmi e vlerësoi spanjollin, duke thënë se “nuk ka asnjë dyshim” se Yamal është një nga talentet më të mëdha të brezit të ri.

“Ka një brez të ri futbollistësh shumë të talentuar, por nëse duhet ta zgjedh një për moshën, atë që ka bërë dhe potencialin që e ka përpara, ai është Lamine Yamal. Për mua, ai është më i miri”, deklaroi Messi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement