Yamal e feston çmimin e sportistit më të mirë të ri të vitit me McDonalds në aeroplan privat - Gazeta Express
string(92) "yamal-e-feston-cmimin-e-sportistit-me-te-mire-te-ri-te-vitit-me-mcdonalds-ne-aeroplan-privat"

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 8:52

Yamal e feston çmimin e sportistit më të mirë të ri të vitit me McDonalds në aeroplan privat

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 8:52

Fotot e yllit të Barcelonës nga ceremonia e djeshme e ndarjes së çmimeve dhe avioni i tij privat çmendën ndjekësit e tij.

Në një ceremoni marramendëse, që u zhvilluan në Madrid, në pallatin “Palacio de Cibeles”, ceremonia e 26-të e ndarjes së çmimeve Laureus World Sports Awards (të ashtuquajturit “Oscar-ët e sportit”.

Çmimet nderuan atletët më të mirë të vitit, ku Lamine Yamal mori çmimin për “Atletin më të Mirë” të Ri të Vitit, duke marrë duartrokitje nga publiku.

Ylli i ri I Barcelonës nuk e fshehu gëzimin e tij, të cilin e ndau me miliona ndjekës të tij në Instagram, duke ngarkuar foto dhe video nga e gjithë mbrëmja.

Mbërritja e tij në këtë event, marrja e çmimit, autografet që nënshkroi dhe “takimet” që pati me yje të tjerë të sportit, ishin kryefjala e postimeve të tij.

Megjithatë, ai që mori më shumë komente dhe zgjoi interesin e të gjithëve ishte postimi me fotot nga brenda avionit privat që e transportoi nga Madridi në Barcelonë.

Në to, sulmuesi 19-vjeçar shijon një vakt të bollshëm nga McDonalds, i shoqëruar nga çmimi i lakmuar që fitoi.

Ai dukej se po shijonte si vaktin ashtu edhe statujën e tij mbresëlënëse, duke pozuar me krenari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement