Xhudistët kosovarë i bashkohen kampanjës për luftimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(69) "xhudistet-kosovare-i-bashkohen-kampanjes-per-luftimin-e-koronavirusit"

Gazeta Express

04/04/2020 22:53

Xhudistët kosovarë i bashkohen kampanjës për luftimin e koronavirusit

Gazeta Express

04/04/2020 22:53

Ekipi Olimpik i Kosovës i xhudos ka pozuar me letër të bardhë për t’i bashkuar kampanjës së rrjeteve sociale me “hashtag-et” RriNShpi, BëjSport dhe Kënaqu.

Kampanja për t’i motivuar të gjithë qytetarët të qëndorjnë nëpër shtëpi gjatë kohës sa zgjat kriza e koronavirusit po mbahet duke krijuar foto dhe video nga shtëpia, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, transmeton Gazeta Express.

“Letra e bardhë simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ekipi Olimpik i Kosovës është vetizoluar në klubin Ippon dhe po i vazhdon atje stërvitjet, në përgatitje për garat që pritet të mbahet këtë vit, si Kampionati Evropian i xhudos.

Ndërkohë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me qeverinë japoneze ka vendosur që të shtyhen Lojërat Olimpike që supozohej të mbaheshin këtë verë për verën e vitit 2021. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement