Xhudistët e “Policit” dhe “Studentit” fitojnë pesë medalje në Sllovaki - Gazeta Express
string(66) "xhudistet-e-policit-dhe-studentit-fitojne-pese-medalje-ne-sllovaki"

Xhudistët e “Policit” dhe “Studentit” fitojnë pesë medalje në Sllovaki

Moral Pozhegu

24/02/2020 15:50

Xhudistët e rinj të klubeve “Polici” dhe “Studenti” janë treguar mjaft të suksesshëm në turneun “Grand Prix” në Banska Bystrica të Sllovakisë

Klubet kosovare “Polici” dhe “Studenti” po vazhdojnë t’ia zbardhin fytyrën Kosovës me sukseset e tyre në nivelin ndërkombëtar.

Lexo Edhe:

Xhudistët e rinj të klubit nga Prishtina dhe atij nga Vushtrria janë treguar mjaft të suksesshëm në turneun “Grand Prix”, i cili u mbajt gjatë fundjavës që shkoi në Banska Bystrica të Sllovakisë.

Ata i fituan gjithsej pesë medalje në këtë turne masovik, ku morën pjesë edhe garues nga 12 shtete të tjera, të cilat njihen për xhudistë të suksesshëm.

Klubet kosovare e fituan një medalje të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta, shkruan Gazeta Express.

Vendim Raci ishte garuesi më i suksesshëm duke e fituar medaljen e artë.

Shkëmb Haziri po ashtu shkëlqeu duke fituar medalje të argjendtë qysh në garën e tij të parë ndërkombëtare.

I argjendtë ishte edhe Artemis Bilalli, i cili shfaqi paraqitje pozitive.

Të dy garuesit e rinj kosovarë i matën forcat edhe me grupmoshat më të mëdha, duke treguar se kanë të ardhme të ndritshme.

E eksperiencë pozitive pati edhe Sara Osmani e klubit “Studenti”, e cila i fitoi dy medalje të bronzta.

Edhe garuesit tjerë ishin afër medaljes.

Diar Jashari dhe Lis Maloku i humbën duelet përcaktuese për medalje.

Kurse, Emir Salihu përfundoi i shtati.

Në këtë turne valoi flamuri i Republikës së Kosovës përkrah flamujve të tjerë.

Trajneri Anton Cena i ka falënderuar të gjithë për ndihmën dhe kontributin për zhvillimin e këtyre xhudistëve.

Gjithashtu, ai i falënderoi edhe organizatorët e klubit të xhudos “Dukle” për pritje dhe përcjellje.

Një falënderim shkon edhe për zyrën sllovake, respektivisht udhëheqësin e saj, Rastislav Kostilnik dhe konsullin Oleg Havasi, të cilët i pajisën garuesit kosovarë me viza 6 mujore. /Gazeta Express/