Xhavit Haliti, kandidat i PDK-së për deputet, ka publikuar foto nga Banja e Istogut, ku në prani të qytetarëve deklaron se janë “të vendosur për t’i dhënë fund qeverisjes së keqe që po e dëmton Kosovën dhe po ua vështirëson jetën qytetarëve”.
Krahas pamjeve, Haliti ka shkruar:
“Nga Banja e Istogut, me burra të besës e të fjalës së Podgurit, të vendosur për t’i dhënë fund qeverisjes së keqe që po e dëmton Kosovën dhe po ua vështirëson jetën qytetarëve”.