Granit Xhaka është përfshirë në ekipin ideal të javës në Premierligë.
Ylli kosovar shkëlqeu në barazimin e Sunderlandit pa gola ndaj Manchester Unitedit, shkruan “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi zviceran ishte i pakalueshëm për “Djajtë e Kuq” duke ia mundësuar ekipit të tij një pikë të vlefshme.
Për këtë, faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Sofascore e përfshiu ish-futbollistin e Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit në formacionin më të mirë të xhiros së 36-të.
Veterani i mesfushës u vlerësua me notë mjaft të lartë – 8.8 duke i prirë mesfushës në këtë ekip ideal.

Xhaka e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm, të parin që nga rikthimi në Premierligë duke i mahnitur të gjithë, madje duke i befasuar edhe skeptikët dhe kritikët.
Së fundmi, ai u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit tek Sunderlandi.
Falë këtyre paraqitjeve bravoroze, për të kanë nisur të interesohen klubet e mëdha, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë vendimi i lojtarit pas këtij sezoni mbresëlënës. /Gazeta Express