Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, foli për ambiciet e “Stuhisë së Kuqe” në prag të Botërorit 2026, duke theksuar se skuadra e tij është mes pretendentëve kryesorë për triumfin final.
“Që nga momenti i parë kam besuar se mund ta fitojmë. Dhe kjo ndjesi është transmetuar edhe te grupi. Nuk po flas për detyrimin për të fituar, sepse është shumë e komplikuar, por them se ndihemi kandidatë, se jemi të aftë si të gjithë të tjerët”, deklaroi trajneri spanjoll, përcjell “Gazeta Express”.
Më pas De la Fuente u ndal edhe te portieri David Raya, duke e vlerësuar nivelin e tij të lartë.
“Në Angli e konsiderojnë David Rayan portierin më të mirë në botë, ndërsa këtu në Spanjë askush nuk flet për të.”
Ai shtoi se kombëtarja spanjolle e ka krijuar një identitet të qartë dhe se grupi aktual ka ende shumë hapësirë për t’u përmirësuar.
“E kemi të tashmen dhe të ardhmen. E kemi ndërtuar një grup fantastik pune dhe jemi si një familje.” /Gazeta Express