Xavi fillon spastrimin te Barcelona, katër futbollistë nuk pritet të jenë as pjesë e përgatitjeve para-sezonale - Gazeta Express
string(110) "xavi-fillon-spastrimin-te-barcelona-kater-futbolliste-nuk-pritet-te-jene-as-pjese-e-pergatitjeve-para-sezonale"

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 20:49

Xavi fillon spastrimin te Barcelona, katër futbollistë nuk pritet të jenë as pjesë e përgatitjeve para-sezonale

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 20:49

Te Barcelona raportohet se ka filluar një spastrim i madh i skuadrës.

“Daily Mirror” ka raportuar se trajneri, Xavi, tashmë ua ka bërë të qartë katër futbollistëve se nuk llogarit në ta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollistët e informuar nga Xavi për këtë vendim thuhet se janë Samuel Umtiti, Oscar Mingueza, Riqui Puig dhe Martin Braithwaite.

Madje, trajneri spanjoll thuhet se ka kërkuar nga këta futbollistët që të anashkalojnë edhe përgatitjet para-sezonale.

Ky vendim nga Xavi thuhet se vjen pas problemeve financiare te klubi i Barcelonës.

Problemet financiare nuk po kalohen nga katalunasit, pavarësisht se së fundi kanë shitur 10% të të drejtave televizive.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Xavi do t’ia tregojë derën edhe ndonjë futbollisti tjetër. /Gazeta Express/