Wilson shkëlqen ndaj Pejës dhe shpallet MVP - Gazeta Express
string(43) "wilson-shkelqen-ndaj-pejes-dhe-shpallet-mvp"

Wilson shkëlqen ndaj Pejës dhe shpallet MVP

Basketboll

Gazeta Express

25/03/2024 14:06

Java e 27-të në Prince Caffe Superligë kaloi nën hijen e derbit mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Prishtinasit triumfuan në ‘Karagaçi’, ku më i miri ishte Derrick Wilson. Organizatori amerikan shkëlqeu me 23 pikë, katër kërcime e dhjetë asistime, duke pasur indeksin 35 dhe shpallet më i miri i kësaj jave.

Lexo Edhe:

Te bardhekaltrit u dallua edhe qendra Diamond Stone me 25 pikë, nëntë kërcime e katër asistime për të hyrë në top 5.

Trepça po vazhdon me formë të mirë, ku shënoi fitore ndaj Bashkimit, derisa u dallua basketbollisti me përvojë Drilon Hajrizi me 27 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

Golden Eagle Ylli gjithashtu po vazhdon me formë të mirë, ku mundi Proton Cable Prizrenin, kurse Alonzo Verge Jr e përfundoi ndeshjen me 25 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Vëllaznimi u rikthye në vendin e pestë me fitoren ndaj Istogut, ku basketbollisti shqiptar, Daniel Lekndreaj e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 17 kërcime e pesë asistime.

Top 5

Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 23 pikë, 4 kërcime, 10 asistime, 35 indeksi

Daniel Lekndreaj (Vëllaznimi) 31 pikë, 17 kërcime, 5 asistime, 48 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 27 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 29 indeksi

Diamond Stone (Sigal Prishtina) 25 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 28 indeksi

Alonzo Verge Jr (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 23 indeksi