Wilder i zhgënjyer që ekipi i tij e dorëzoi meçin: Jam luftëtar, do të kisha fituar - Gazeta Express
string(81) "wilder-i-zhgenjyer-qe-ekipi-i-tij-e-dorezoi-mecin-jam-luftetar-do-te-kisha-fituar"

Gazeta Express

23/02/2020 8:12

Wilder i zhgënjyer që ekipi i tij e dorëzoi meçin: Jam luftëtar, do të kisha fituar

Gazeta Express

23/02/2020 8:12

Deontay Wilder është shprehur i zhgënjyer me vendimin e ekipit të vet për ta hedhur peshqirin në ring në rimeçin e Las Vegasit kundër Tyson Fury.

Boksieri britanik e rrëzoi nga froni Wilderin me një paraqitje brilante për t’u bërë kampion i ri në WBC dhe për ta mbështetur pretendimin si boksieri më i mirë në botë në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por amerikani këmbëngul se është i zhgënjyer që ekipi i tij e largoi nga kjo luftë.

“Jam mirë. Gjëra si këto ndodhin”, tha Wilder.

“Boksieri më i mirë fitoi sonte, por ekipi im e hodhi peshqirin edhe pse unë isha i gatshëm ta fitoja meçin”, shtoi Wilder.

“Ndodhi çfarë ndodhi, nuk mund të arsyetohem sonte. Vetëm sikur ekipi im të më lejonte ta fitoja meçin. Unë jam luftëtar. Ai bëri një paraqitje të madhe sonte por ne do të rikthehemi më të fortë”, theksoi ai. /Gazeta Express/