Fury sërish kampion bote, pas triumfit sensacional ndaj Wilderit - Gazeta Express
string(63) "fury-serish-kampion-bote-pas-triumfit-sensacional-ndaj-wilderit"

Fury sërish kampion bote, pas triumfit sensacional ndaj Wilderit

Gazeta Express

23/02/2020 6:57

Tyson Fury është shpallur kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit për herë të dytë në karrierë, pasi e rrahu Deontay Wilderin në një meç drithërues të shtunën në Las Vegas.

Fury e rrëzoi në dysheme kundërshtarin e vet amerikan dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i Wilderit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Boksieri britanik ishte tejet dominues dhe e fitoi çdo rund me një paraqitje të mrekullueshme në rimeçin e tij me amerikanin e pamposhtur në të kaluarën.

Fury dhe Wilder u patën ndarë baras në meçin e parë mes vete dhe britaniku tani mbetet i pamposhtur duke e fituar titullin në WBC.

Fury bëri gjithçka që kishte premtuar para këtij meçi, duke e zhvilluar stilin e vet të lojës për ta dominuar në çdo aspekt Wilderin, i cili kishte qenë i pamposhtur derisa ekipi i tij e hodhi peshqirin në ring në rundin e shtatë.