Si një prej aplikacionet më popullore të komunikimit në botë, krijuesit e WhatsApp kanë vijuar ta bëjnë një prej aplikacioneve më të sigurta në botë.
Nga enkriptimi fundor, tek mbyllja e bisedave me fjalëkalim, kompania është përpjekur gjithnjë të qëndrojë në krye të standardeve të privatësisë.
Aplikacioni i Meta tashmë është duke shtuar një funksionalitet tjetër privatësie. Aktualisht përdoruesit mund të fshehin foton e tyre të profilit duke shkuar në Settings > Privacy > Profile Photo.
Por një version i fundit do ti çojë gjërat në një nivel tjetër duke mos lejuar bërjen e screenshot të një fotoje profili.
Aktualisht ky testim po bëhet në fazën beta me një numër të kufizuar përdoruesish. Aplikacionet rivale si Telegram dhe Signal nuk e kanë një opsion të tillë. /PCWorld Albanian
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...