Wenger shpjegon pse do të këtë më shumë Botëror gjatë stinës së dimrit - Gazeta Express
string(70) "wenger-shpjegon-pse-do-te-kete-me-shume-boteror-gjate-stines-se-dimrit"

Wenger shpjegon pse do të këtë më shumë Botëror gjatë stinës së dimrit

Botërori 2022

Gazeta Express

09/12/2022 12:59

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili tani është shef i FIFA-së për zhvillimin e futbollit, ka shpjeguar pse do të këtë më shumë Botëror gjatë muajve të dimrit

Historia u bë në vitin 2022, me një Botëror që u mbajt në mes të sezoneve të ligave në Europë për t’u mbajtur për herë të parë në Lindje të Mesme, në Katar. Gara po konsiderohet të ketë qenë e suksesshme, më shumë befasi që kanë argëtuar publikun mbarëbotëror dhe Wenger thotë që tifozët dhe futbollistët duhet të mësohen me orare të tilla pasi që planifikohet që ato të zhvillohen në të njëjtën kohë edhe në të ardhmen.

“Nëse ne dëshirojmë ta demokratizojmë futbollin, ne do të shkojmë në disa vende afrikane ku është e pamundur që të luhet Botërori në verë. Ne mund ta shohim këtë me edicionin në Katar, një Botëror që funksionoi edhe në dimër. Natyrisht, shumë futbollistë nuk do ta kenë kohën e zakonshme që të përgatiten fizikisht, por së paku ata të gjithë janë shfaqur në këtë garë me një freski të vërtetë mendore, e cila nuk është parë në raste të kaluara. Kujtoj që skuadrat e kanë filluar Botërorin psikologjikisht më të lodhura për shkak se periudha e parapërgatitjeve të tyre ka shkuar keq”.

Wenger kishte sugjeruar më parë që Botërori duhet të mbahet për çdo dy vite por tani ai është tërhequr – pas kundërshtimit të ashpër të këtij propozimi – pasi që kjo do të bënte ndryshime radikale në orarin e ndeshjeve të Kombëtareve që nuk funksionon.

“Me kishin kërkuar që të mendoja për këtë dhe mendova që nuk ishte ide e keqe. Por, ndryshime të tilla do të kërkonin një rishikim të plotë të kalendarit të ndeshjeve kualifikuese. Ne nuk po shkojmë më drejt kësaj ideje sot, por me një cikël katër vjeçar që alternohet me një Botëror, Botëror të Femrave – e cila gjë po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme – dhe Eurot”.

Botërori i ardhshëm do të zhvillohet më 2026 – ku ngjarja do të organizohet nga tri shtete, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kanada dhe Meksika – derisa para kësaj do të organizohet kampionati europian që do të luhet kësaj radhe në Gjermani. /GazetaExpress/